E diel, 8 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
E quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi shpërthen me ironi ndaj Jonida Maliqit
Lajme

E quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi shpërthen me ironi ndaj Jonida Maliqit

Një koment për vlerat vokale të Rozana Radit ka mjaftuar për të ndezur një përplasje publike mes saj dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Gjithçka nisi gjatë një loje në emisionin “Goca dhe Gra”, ku panelistëve iu kërkua të përmendnin një artist që, sipas tyre, gëzon më shumë vlerësim nga sa meriton. E vendosur për të dhënë përgjigjen e saj, Jonida Maliqi përmendi emrin e Rozana Radit, duke bërë një dallim mes vlerësimit që ka për të si artiste dhe aftësive të saj vokale.

Maliqi u shpreh se e vlerëson Radin për krijimtarinë poetike dhe interpretimin si aktore, por nuk ka të njëjtin mendim për performancën e saj si këngëtare.

“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, deklaroi Jonida.

Përgjigjja nuk kaloi pa reagimin e Rozana Radit, e cila zgjodhi t’i kundërpërgjigjej përmes një postimi në rrjetet sociale. Pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e këngëtares, Radi përdori një ironi të drejtpërdrejtë, duke vënë në qendër të vëmendjes shikueshmërinë e videos ku diskutohej për të.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi Rozana.

Me këtë koment, ajo iu referua videos së publikuar në faqen zyrtare të emisionit, e cila kishte kaluar 200 mijë klikime. Kështu, një pyetje e thjeshtë në një lojë televizive u kthye në një shkëmbim thumbash mes dy artisteve, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.