E rëndë në Divjakë/ Ra në kontakt me energjinë duke punuar tokën, vdes 31-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biçukas në Divjakë mëngjesin e kësaj të shtune.
Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



