E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Durrës, burri godet me thikë bashkëshorten
Flash

E rëndë në Durrës, burri godet me thikë bashkëshorten

Një grua ka mbetur e plagosur pas një konflikti me bashkëshortin e saj në zonën e Shkozetit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa sipas informacioneve paraprake, gjatë debatit mes çiftit, burri dyshohet se ka përdorur një thikë dhe ka goditur bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë në trup.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Gruaja e plagosur është transportuar drejt Spitalit të Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të saj.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Mbetet gjithashtu për t’u konfirmuar nëse bashkëshorti i dyshuar është shoqëruar apo arrestuar nga Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.