E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë  në familjen Seiti, pas djalit 18 vjeçar, Covid i merr jetën dhe babait të tij
Publik News

E rëndë në familjen Seiti, pas djalit 18 vjeçar, Covid i merr jetën dhe babait të tij

Familja Seiti nga Memaliaj, është shokuar nga një tjetër lajm i trishtë. Bëhet me dije se pas 18 vjeçarit Qamil Seiti që humbi jetën disa ditë më parë nga Covid-19, sot ka ndërruar jetë dhe babai i tij Luftar Seiti.

Babë dhe bir ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Pak ditë më parë djali i familjes u nda nga jeta pasi kishte 100% të mushkërisë të prekur nga infeksioni. Fatkeqësisht, sot mësohet se dhe i ati i tij ka ndërruar jetë.

Edhe gruaja e shtëpisë ishte infektuar me Covid-19, por ajo e ka lënë spitalin pasi ka arritur ta mposhtë sëmundjen.

Në foto: 18 vjeçari Qamil Seiti dhe babai i tij Luftar Seiti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.