E RËNDË NË FIER/ U hodh nga ballkoni i pallatit, ndërron jetë 38-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një djalë i ri ka marrë vendimin e trishtë për të dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku ai jetonte.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Shtetasi I. B., 38 vjeç, dyshohet se në një gjendje depresioni ka vendosur të vetëhedhë nga pallati dhe si rezultat ka humbur jetën.
Policia është njoftuar menjëherë pas ngjarjes dhe po heton rrethanat dhe arsyet e kësaj tragjedie. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të zbuluar faktet dhe për të marrë informacione më të hollësishme rreth ngjarjes së trishtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



