E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Prishtinë/ Një nënë qëllon me thikë mësuesen brenda shkollës, dalin detajet e krimit
Lajme

E rëndë në Prishtinë/ Një nënë qëllon me thikë mësuesen brenda shkollës, dalin detajet e krimit

Një nënë dyshohet se ka plagosur një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10 në mëngjes në objektin e shkollës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se një 49-vjeçare, me iniciale A.P, ka marrë plagë nga arma e ftohtë, thikë, dhe është dërguar në QKUK.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshuar, me iniciale, B.D, femër, 38-vjeçare, si dhe policia ka konfiskuar mjetin të cilin dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shkollës “7 Marsi”, Shpresa Gashi.

“Një incident ka ndodhë sot në shkollën tonë, por që në momentin kur të përfundojnë hetimet do të mund të merrni detaje të tjera”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm në dy vitet e fundit kanë ndodhur mbi 1 mijë incidente nëpër shkollat e vendit ose përreth tyre./GazetaExpress

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.