E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Vlorë, 37-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Lajme

E rëndë në Vlorë, 37-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

Një 37-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Dukat të Vlorës, pasditen e 24 shtatorit.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 16:00, kur familjarët kanë gjetur të pajetë shtetasen me inicialet E. Q., 37 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se e reja është vetëvarur. Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat që mund të kenë çuar në ngjarje.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak – Rreth orës 16:00, në fshatin Dukat, është gjetur e pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasja E. Q., 37 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.