E RRAHËN PROTESTUESIT SE E PANDEHËN TË INFILTRUAR, GJYKATA JEP MASËN PËR 29 VJEÇARIN (EMRI)
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘Detyrim paraqitje’ për Olsi Albajrami.
Albajrami u arrestua ditën e mërkurë për dhunë ndaj policëve gjatë protestës së opozitës ditën e mërkurë.
29 vjeçari u dhunua nga protestuesit pasi në kokë mbante një kapuç të zi dhe ata e kanë pandehur si efektiv të infiltruar mes tyre.
Mbi Olsi Albajramin rëndojnë tre vepra penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



