E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë! 3 shqiptarët humbin jetën në vendin e punës (Emrat)
Lajme

E trishtë! 3 shqiptarët humbin jetën në vendin e punës (Emrat)

Një aksident tragjik ka tronditur sot Vjenë, ku tre punëtorë me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi, në një moment kur struktura mbajtëse e skelës ka pësuar dëmtim të papritur. Si pasojë, disa prej punëtorëve janë rrëzuar nga lartësia në oborrin e një ndërtese të vjetër, duke pësuar plagë fatale.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë identifikuar si Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Të tre humbën jetën në vend, pa mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra nga rrëzimi.

Një prej viktimave, Pajtim Bajrami, ishte nga fshati Klinë e Poshtme në Skenderaj. Lajmi për humbjen e tij ka prekur thellë familjarët dhe të afërmit.

Në një reagim publik, familja e Bajramit shprehet e tronditur nga kjo humbje e papritur, duke theksuar dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të të riut, i cili ndërroi jetë në vendin e punës, larg vendlindjes, së bashku me bashkëkombasit e tij.

Autoritetet lokale pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.