E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë! Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar (Emri)
Lajme

E trishtë! Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar (Emri)

Një nga figurat më të shquara të matematikës shqiptare dhe personalitet i njohur në fushën e arsimit të lartë, profesori i nderuar Mina Naqo, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha.

Ai shprehet se kolegët do ta mbajnë mend gjithmonë profesor Naqon si një njeri të thjeshtë dhe të përkushtuar në punë.

“Tek ai ndërthureshin më së miri korrektësia për punën dhe profesionin me ngrohtësinë njerëzore ndaj kolegëve dhe studentëve,” shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.

Profesor Dr. Mina Naqo lindi më 12 janar 1939 në qytetin e Vlorës, ku kreu arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm. Më pas ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku u dallua si student i shkëlqyer në fushën e matematikës.

Pas diplomimit, ai iu dedikua Departamentit të Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku shërbeu për dekada si pedagog. Përveçse një studiues dhe mësues i jashtëzakonshëm, ai ishte një frymëzues i studentëve që synonin të bëheshin mësues dhe shkencëtarë në fushën e matematikës.

Profesor Naqo ishte autor dhe bashkautor i shumë teksteve universitare dhe shkollore, të cilat për vite me radhë u shndërruan në bazë të formimit të mijëra nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Me punën e tij kërkimore dhe botimet shkencore, ai la gjurmë të thella në zhvillimin e matematikës dhe ngritjen e standardeve akademike në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.