E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vërteta që fshehu Flor Binaj! Pamjet e nxjerrin zbuluar (VIDEO)
Lajme

E vërteta që fshehu Flor Binaj! Pamjet e nxjerrin zbuluar (VIDEO)

Gjatë intervistës së tij në emisionin Top Story, Florjan Binaj, ish-aktor humori dhe tashmë kandidat për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, u pyet edhe për një foto të vjetër të tij me kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.

Në përpjekje për ta shpjeguar, Binaj tha se kishte marrë pjesë në një aktivitet për të moshuarit, organizuar – sipas tij – jo nga Bashkia, por nga një zonjë që e kishte kontaktuar përmes telefonit. Ai shtoi se nuk e kishte ditur që në këtë event do ishte i pranishëm edhe Veliaj, madje sugjeroi se nuk e kishte as idenë që do shkrepeshin foto.

Por një verifikim i thjeshtë i pamjeve dhe postimeve të kohës e vë këtë version në pikëpyetje. Bëhet fjalë për një aktivitet të zhvilluar më 9 prill 2018, në ditën e Pashkës Ortodokse, në një nga mensat sociale të Bashkisë së Tiranës me pjesëmarrjen e familjeve rome. Fotot janë publikuar në rrjetet sociale të vetë Erion Veliajt, ku shihet qartë edhe Binaj.

Përtej pjesëmarrjes në vetvete, që nuk përbën asnjë problem nëse ka qenë thjesht një akt qytetarie, ajo që ngjall dyshim është përpjekja për ta relativizuar apo fshehur. Në një kohë kur transparenca është ndër tiparet më të kërkuara te një kandidat për post publik, tentativa për të dhënë një version të paqartë ose të shtrembëruar nuk ndihmon aspak.

Në fund të fundit, askush nuk e gjykon për pjesëmarrjen në një event të organizuar nga bashkia, por për mënyrën si mundohet ta shpjegojë tani që ndodhet në fushatë. Sepse sinqeriteti nuk është luks në politikë — është minimumi i nevojshëm për të ndërtuar besim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.