E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthimi i Veliajt në detyrë, Florjan Binaj zbulon vendimin e tij
Lajme

Rikthimi i Veliajt në detyrë, Florjan Binaj zbulon vendimin e tij

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Binaj thekson se pavarësisht zhvillimeve politike, qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar: Tirana ka nevojë për një frymë të re dhe për një qeverisje ndryshe. Ai konfirmon se do të jetë sërish në garë për drejtimin e kryeqytetit, sapo të shpallen zgjedhjet.

“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës, thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet, me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë,” shkruan Binaj.

Ai shton se përfshirja e tij në garë nuk është për pushtet, por një përpjekje për t’i dhënë qytetit një drejtim më të ndershëm dhe afër njerëzve.

Reagimi i plotë:

Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.

Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.

Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon.

Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.