E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon Artan Hoxha: Ja kush janë personat e përfshirë në 4 vrasjet e 21 Janarit
Lajme

E zbulon Artan Hoxha: Ja kush janë personat e përfshirë në 4 vrasjet e 21 Janarit

Gazetari Artan Hoxha reagoi  lidhur me dosjen e njohur të drejtësisë që ka në qendër vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit 2011. Duke folur në një emision televiziv, Hoxha e cilësoi këtë çështje si një nga më të rëndat në historinë e tranzicionit shqiptar, duke theksuar se personat e përfshirë i përkasin niveleve më të larta të politikës në vend.

Sipas tij, rihapja e dosjes lidhet drejtpërdrejt me prova që kanë rrëzuar vendime të mëparshme gjyqësore dhe kanë ndryshuar rrjedhën e hetimeve. Hoxha theksoi se, në raste të tilla, ligji shqiptar parashikon procedura të veçanta për mënyrën e sigurimit të burimeve, ndërkohë që gazetarët janë të detyruar të respektojnë edhe Kodin e Etikës, i cili garanton mbrojtjen e tyre.

Ai bëri të ditur se Prokuroria i ka kërkuar zbulimin e burimit të informacionit, por theksoi se personi që ka realizuar regjistrimin ka kryer, sipas tij, një shërbim të jashtëzakonshëm për interesin publik. Sipas Hoxhës, kjo provë ka treguar qartë se vrasjet janë kryer me urdhër, duke shërbyer si bazë për rihapjen e çështjes nga organet e drejtësisë.

Gazetari nënvizoi se, megjithëse prokurorët kanë ushtruar maksimalisht kompetencat që u jep ligji, ai nuk do të zbulojë identitetin e burimit, duke shprehur hapur mungesën e besimit për pasojat që mund të sjellë një veprim i tillë. Ai e përshkroi këtë situatë si një barrë personale që i ka rënë mbi supe, që në momentin kur vendosi të publikojë denoncimin.

Hoxha shpjegoi se refuzimi për të zbuluar burimin i hap rrugë SPAK-ut për t’iu drejtuar gjykatës, ku në një seancë të mbyllur, mes gjyqtarit, prokurorit dhe vetë gazetarit, mund të kërkohet detyrimi ligjor për ta treguar atë. Sipas tij, Prokuroria argumenton se bëhet fjalë për një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, ndërsa ai vetë ndodhet përballë një dileme serioze profesionale dhe personale.

Ai pranoi se e ka marrë parasysh rrezikun dhe pasojat që në momentin e parë të denoncimit, por theksoi se mbrojtja e burimit mbetet parimore. Sipas Hoxhës, ligji aktual parashikon deri në një vit burg në rast se gazetari refuzon të zbulojë burimin e informacionit.

Në këtë kontekst, ai ngriti shqetësimin se mund të ndodhë që në vend të autorëve të krimit, përfundimisht të ndëshkohet gazetari. Duke iu referuar precedentëve të së kaluarës, Hoxha e cilësoi si tepër të rrezikshëm zbulimin e burimit dhe paralajmëroi se një vendim i tillë do të krijonte një precedent që do të cënonte seriozisht besueshmërinë dhe rolin e medias investigative në vend.

“Kur kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme, legjislacioni shqiptar ka parashikuar një mënyrë tjetër të marrjes së burimit. Sepse unë jam gazetar dhe kemi një Kod Etike, për mbrojtjen e burimit.

Prokuroria ka kërkuar burimin, por ai që ka bërë regjistrimin I ka bërë një shërbim shumë të madh vendit sepse ka rrëzuar vendimet e gjykatave të tjera, ka thënë ja që vrasjet janë bërë me urdhër. Duke qenë se kjo shërben si zanafilla e rihapjes së çështjes kërkohet burimi.

Personat e përfshirë në vrasjet janë elita politike e vendit. Prokurorët kanë këmbëngulur në maksimum sa i lejon ligji, por unë emrin nuk e jap sepse nuk kam besim. Fati i keq ma la mua në kurriz ta mbaj këtë barrë.

Nëse unë nuk e them burimin, i jep mundësi SPAK që t’i drejtohet gjykatës. Në një seancë sekrete, mes një gjyqtari, prokurori dhe meje, më detyron mua të tregoj burimin. Prokuroria thotë që ngjarja është shumë e rëndë, unë jam para një situate që është vërtetë jo e lehtë. Unë i kam marrë parasysh pasojat që kur kam denoncuar.

Çështja vërtetë është e një rëndësie të veçantë por është shumë e rëndësishme ruajtja e burimit. Betejë për herë të parë me legjislacionin në këtë aspekt. Nëse unë nuk e tregon burimit, legjislacioni parashikon deri në 1 vit burg.

Ndaj them që në vend të autorëve në burg të përfundojë gazetari. Duke parë ç’ka ndodhur në të kaluarën, është shumë e rrezikshme të japësh burimin. Tani jemi para faktit a mund ta marrë gjykata vendimin për dënimin tim? Po, por unë nuk e jap burimin, mund të krijojë precedent. Nëse ne detyrohemi të japim burimet na cënohet besueshmëria”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.