E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon Artan Hoxha: Ja kush janë zonat më të lakmuara nga krimi
Lajme

E zbulon Artan Hoxha: Ja kush janë zonat më të lakmuara nga krimi

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se harta e krimit në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke theksuar se grupet kriminale nuk janë më të përqendruara në zonat tradicionale, por aty ku ka investime të mëdha dhe qarkullim të konsiderueshëm kapitali.

I ftuar në podcastin “Ma Shqip“ me gazetarin Flamur Vezaj, Hoxha u shpreh se atentati në Rinas ishte, sipas tij, një nga ngjarjet e fundit tipike mafioze, ndërsa sot fenomeni ka marrë një tjetër formë.

“Po t’i shikosh sot nuk ka më ngjarje, ngjarja e Rinasit ishte e fundit, e tipit mafioz. Ngjarjet e tjera janë më sporadike. Sot evidentohen tre qarqe specifike. Kam rreth pesë vjet që e kam ngritur si shqetësim rastin e Sarandës. Saranda nuk ka qenë kurrë zonë problematike. Përkundrazi, njerëzit problematikë nga veriu shkonin atje vetëm për pushime. Ishte një zonë shumë e qetë”, tha Hoxha.

Sipas tij, situata ndryshoi me rritjen e investimeve dhe të vlerës së pronave në qytetin bregdetar, duke e bërë Sarandën një objektiv tërheqës për grupet kriminale.

“Duke u rritur investimet në Sarandë, duke u rritur vlera e pronës dhe duke shkuar atje investitorët strategjikë, Saranda u bë një zonë shumë joshëse. Dhe ku është paraja, shkon edhe krimi. Fillimisht blenë ambiente e apartamente, më pas hotele, u bënë aksionerë, investitorë dhe sot janë bërë edhe ndërtues. Grupet e mëdha kriminale zbritën atje. Kjo ka bërë që Saranda të njohë rrëmbime, zhdukje personash dhe një seri ngjarjesh me eksploziv, gjëra që nuk kanë qenë kurrë pjesë e historisë së këtij qyteti”, u shpreh gazetari investigativ.

Hoxha identifikoi edhe qarkun e Lezhës si një tjetër zonë ku, sipas tij, është rritur ndikimi i grupeve kriminale, duke e lidhur këtë me zhvillimin ekonomik dhe investimet në zonën bregdetare.

“Zona tjetër problematike është qarku i Lezhës, edhe për shkak të përbërjes së tij heterogjene. Është një qark që ka një lidhje të fortë me bashkatdhetarët nga Kosova, të cilët janë ndër pronarët kryesorë të apartamenteve dhe banesave në zonën e Shëngjinit dhe Lezhës”, deklaroi ai.

Sipas Artan Hoxhës, zhvendosja e interesit të grupeve kriminale drejt zonave me investime të mëdha dhe pasuri të paluajtshme ka ndryshuar ndjeshëm hartën tradicionale të krimit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.