E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ec, ec, bllokoje”, momenti kur Imer Krrashi i ikën policisë (VIDEO)
Flash

“Ec, ec, bllokoje”, momenti kur Imer Krrashi i ikën policisë (VIDEO)

Publikohen pamjet e momentit kur 31‑vjeçari Imer Krrashi tentoi të arratisej, teksa përplasi 9 makina dhe një motor kur përpiqej t’i shpëtonte policisë.

Në video dëgjohen zërat e forcave të rendit që bëjnë thirrje:

“Ec, ec, bllokoje”

Sipas policisë, rreth orës 12:30, pranë Liqenit të Thatë, forcat speciale “Shqiponja” i dhanë shenjë ndalimi automjetit me drejtues Krrashin, pasi kishin marrë informacion se ai mund të ishte i armatosur. Por kur iu komunikuar urdhri për kontroll, ai refuzoi dhe u largua me shpejtësi, duke bërë përplasje me disa automjete dhe motorë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Njoftimi i Policisë sqaron gjithashtu se veprimet ndodhën pasi forca operative mori sinjalizimin për një makinë që po lëvizte në unazë drejt TEG-ut dhe dyshohej se drejtuesi i saj mban armë zjarri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.