E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Autoriteti i Ushqimit me koncension? Propozimi vjen nga miku i Peleshit, Alban Zusi
Lajme

Edhe Autoriteti i Ushqimit me koncension? Propozimi vjen nga miku i Peleshit, Alban Zusi

Një tjetër sektor i rëndësishëm në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të jepet me koncension. Projekti është hedhur në tryezë nga Alban Zusi, ish-zv.ministër i Bujqësisë në qeverisë “Rama 1” dhe aktualisht biznesmen dhe drejtues i një shoqate për ushqimin.

Alban Zusi njihet në rrethin e biznesit, si mik i ministrit aktual të Bujqësisë, Niko Peleshi, por ky i fundit i pyetur për këtë koncension nga Top Channel është shprehur se “Nuk jam njohur fare me këtë pjesë”.

Në fakt, vetë ministri Peleshi e ka cituar raportin më 15 dhjetor 2017, kur u bëri thirrje institucioneve në varësi për marrjen e masave për sigurinë e përpunimit të qumështit.

Frika më e madhe e këtij koncesioni mbetet monopolizimi i industrisë ushqimore, por Zusi duke folur për TCH është shprehur se ky koncension do të jetë në të mirë të sigurisë ushqimore.

“Ne nuk propozojmë krijimin e një monopoli, por ne themi që të krijohen dhe të licencohen me qindra dhe me mijëra ekspertë të veterinarisë, të agronomisë, të teknologjisë së ushqimit. Këta profesionistë kryejnë funksionet e tyre edhe këshilluese, por nga ana tjetër do të kenë edhe disa detyrime, të cilat i parashikon ligji: matrikullimin e detyruar, vaksinimin e detyruar, lëvizja e kafshëve me dokumentacionin përkatës, marrjen e analizave”, shprehet Alban Zusi.

Pra nëse propozimi miratohet nga Qeveria, inspektimet në terren të marketeve, magazinave ushqimore, etj. nuk do të kryhen më nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, por nga privati.

Deri më tani qeveria ka dhënë me koncension shumë shërbime që më parë i përkisnin shtetit, sidomos në fushën e shëndetësisë, ndërsa për momentin nuk ka anjë reagim zyrtar për koncensionin në fushën e sigurisë ushqimore. /Opinion.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.