Edhe gjimnazistët e Burrelit në protestë, bojkotojnë mësimin
Protestat e të rinjve kundër qeverisë po vijojnë në disa qytete të Shqipërisë. Pas nxënësve në Lezhë dhe Kamëz, edhe gjimnazistët në Burrel i janë bashkuar reagimit, duke bojkotuar procesin mësimor dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, nxënësit kanë brohoritur në kor thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.
Mobilizimi i gjimnazistëve vjen në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe qytetarëve kundër kryeministrit. Pjesëmarrësit shprehin akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim ndaj qeverisë dhe mazhorancës, duke kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si drejtohet vendi.
Përfshirja e nxënësve në protesta, në qytete të ndryshme, shënon zgjerimin e lëvizjes përtej kryeqytetit, ndërsa reagimet kundër qeverisë vijojnë të shoqërohen me bojkot të mësimit dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



