Horror në Burrel, vajza lyen babain me benzinë dhe i vë flakën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Burrelit, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i djegë të atin, pasi e ka lagur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, në lagjen “Pjetër Budi”. Sipas njoftimit të Policisë, autorja e dyshuar është shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe.
Si pasojë e flakëve, babai i saj ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas ngjarjes, Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 43-vjeçaren, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota dhe motivet që çuan në këtë akt të rëndë.
Deri në përfundim të hetimeve, mbeten të paqarta arsyet e konfliktit mes babait dhe vajzës, si dhe rrethanat konkrete në të cilat ndodhi ngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



