E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Veliaj si Rama nuk përgjigjet për akuzën e  Ahmetaj që e  quajti pronar të inceneratorit të Tiranës
Politikë

Edhe Veliaj si Rama nuk përgjigjet për akuzën e Ahmetaj që e quajti pronar të inceneratorit të Tiranës

Kreu i i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë televizive është pyetur edhe për hetimet ndaj ish-zv.ministrit Arben Ahmetaj për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj u përgjigj vetëm me një fjali dhe theksoi se mbështet drejtësinë për hetimet.

Ndërsa për akuzat e Ahmetajt se kreu i Bashkisë së Tiranës është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Veliaj tha: “Nuk kam asgjë për të komentuar për deklaratat e tij”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi më tej se nuk ka asnjë problem me drejtësinë dhe asgjë për të fshehur në lidhje me këtë dosje

Në mbledhjen e Asamblesë me dyer të mbyllura një ditë më parë, e cila zgjati më shumë se 5 orë, ka pasur kritika ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ish-ministres Olta Xhaçka, deputetit Etjen Xhafaj dhe drejtuesve të disa prej qarqeve, ku socialistët kanë shprehur pakënqësitë e tyre duke thënë se Veliaj dhe të tjerët organizojnë takime si OJQ. Sipas tyre Veliaj shmang strukturat dhe vepron si parti më vete.

Vetë kryebashkiaku ka komentuar këto detaje të dala nga mbledhja e Asamblesë. Gjatë një interviste Veliaj është shprehur se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se disa po luten që të ketë konflikte në PS por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur.

Ndër të tjera u shpreh se po përgatiten për betejën e radhës në zgjedhjet e vitit 2025.

“Nuk ka asnjë konflikt mes meje dhe kryeministrit. Nuk ka asnjë mungesë dakordësie mes nesh. Disa luten që të ketë konflikt në PS, por nuk ka për të ndodhur. Po përgatitemi për betejën e radhës në vitin 2025”, ka thënë ndër të tjera Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.