E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama konsultohet me Saimir Tahirin për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
Lajme

Edi Rama konsultohet me Saimir Tahirin për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Mos e besoni po të doni, raporton “Syri.net”
Që në orët e para të mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me deputetët e PS, që janë pjesë e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Mendohet se në fokus të këtij takimi është diskutimi për shkarkimin e kreut të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Në këtë takim marrin pjesë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i komisionit, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja dhe Saimir Tahiri, deputeti i PS-së i përjashtuar nga socialistët, por siç duket nuk ka ikur ende.

4 dhjetori është dita kur Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës i mbaron mandati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.