E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama, listën e deputetëve e ka mbushur me administratë publike dhe njerëz besnikë
Lajme

Edi Rama, listën e deputetëve e ka mbushur me administratë publike dhe njerëz besnikë

“Skandal” i Edi Ramës, listën e deputetëve e ka mbushur me administratë publike dhe njerëz besnikë

Lista e kandidatëve të PS-së është një listë e mbushur me administratë publike dhe njerëz besnikë të kryetarit, analizon Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Drejtor Ekzekutiv i Institutit te Studimeve Politike.

Analiza u bë në emisionin Tonight Ilva Tare transmetuar mbrëmë në Ora News .

Afrim Krasniqi: “Mua më kujton vitin 1996 ku maxhorancë me kërkesën për mandatin e dytë e ka mbushur listën deri diku me administratë publike dhe njerëz besnikë të kryetarit.  Ka një prurje masive nga administrata. Janë figura që nuk kanë përvojë politike por në aspektin e administrimit të shtetit mund të konsiderohen zgjidhje pragmatiste për maxhorancën”

Por a do i sjellin vota?

Afrim Krasniqi:“Nëse do të ketë konkurencë do ta kishte shumë të vështirë. Pa opozitën zgjedhjet janë formale, por nëse do të kishte konkurencë politike, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë provuar ndonjëherë fushatë elektorale, aq më tepër drejtuar atë”

  “Nëse bëjmë një krahasim me listën e 2013, duke hequr pjesën e atyre që ishin përfshirë me vepra kriminale, lista ishte shumë më e mirë se sa sot. Në atë kohë kishin figura publike që kishin kurajon, rrezikuan karrierën e tyre për fjalën e lirë dhe konkurencën në parti. Koha tregoi se sakrifikuan karrierën e tyre. Lista aktuale tregoi kush është besnik për liderin dhe kush duartroket liderin. Nuk ka asnjë kritik në të gjithë listën e PS-në në shkallë kombëtare. Ne e dimë karrierën e tyre.  Nga sekretarët mungojnë dy: Stefan Çipa dhe Alfred Peza të cilët u zgjodhën para pak muajsh dhe u tha sukses i madh”.

Janë 62 zyrtarë që drejtojnë entet publike. I ke të gjithë drejtorë të legalizimeve, drejtorë kadastrash, ke pafund. Këta individë duhet të japin dorëheqjen. Nuk mund të jenë edhe administratorë të parave tona edhe kandidatë.

Kandidatja e PS-së në Korçë, Elisa Spiropali tha se : 5 % e listës janë biznesmenë. 5 % janë nga administrata.

Pjesë janë 14 përfaqësues të biznesit apo dhe të vetëpunësuar.

Në listën e PS-së është edhe djali i profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi, Arben Pëllumbi, i 18-ti në listën e qarkut të Tiranës dhe këshilltari i kryeministrit Rama, Fatmir Velaj, i 8-ti në listën e qarkut të Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.