E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama: Mandati i katërt do jetë më i vështiri. Do bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi përsëri
Publik News

Edi Rama: Mandati i katërt do jetë më i vështiri. Do bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi përsëri

Në fjalën e mbajtur para socialistëve kryeministri Edi Rama tha se do të bëjmë të pamundurën që PS të rikonfirmohet në qeveri në mandatin e katërt.

“Sot ndezim motorët e mandatit të tretë. Ishim dikur një opozitë e dalë nga një palë zgjedhje dërrmuese. PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vjet më parë mes zjarrit të një kryengritje popullore si fajtorja e madhe të humbjeve marramendëse të kursimeve të shqiptarëve. Ishte një parti që vuante humbjen nga fryrja e dhjamit të pushtetit, dhe sfilitja e luftës së brendshme. Një forcë politike pa disiplinë dhe pa orientim, e çoroditur dhe besimhumbur. U ngritëm me vështirësi duke u përpjekur shumë që të ripërtërihemi dhe të bashkohemi, për tu rikthyer në krye të vendit si alternativë qeverisëse, nuk ia dolëm dot të riktheheshim 4 vite më vonë, me një diferencë milimetrike.

Ajo që na ktheu më në fund pas plot 8 vjetësh në opozitë ishte këmbëngulja e madhe për tia dalë, për tu forcuar dhe përmirësuar në cdo hap të një rruge të përpjetë. Arritëm të ngremë një makinë elektorale, të krijojmë një frymë fituese. Fituam mandatin e parë, u konfirmuam në të dytin dhe si askush më parë në historinë e zgjedhjeve u konfirmuam për të tretën herë me radhë. Por kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë. Ndryshe nga sporti ku fitoret meritohen kur arrihen, në politikë meritohen vetëm pasi arrihen. Fitorja e zgjedhjeve janë mundësia për të fituar beteja të vazhdueshme, për tu kthyer zgjedhësve me punë kredinë e lartë të përfaqësimit që ata japin borxh me votën e tyre. E vetkuptueshme herën e katërt do ta kemi më të vështirë, ama nuk e luan topi se detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe Shqipërisë, është të bëjmë pamundurën që pas 4 vjetësh të rikonfirmohemi përsëri”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.