E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama: Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh!
Lajme

Edi Rama: Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh!

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në një panel diskutimi të organizuar nga Chatham House në Londër, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”. Si zakonisht, Rama nuk kurseu ironinë dhe batutat në adresë të politikës europiane dhe veçanërisht të Britanisë së Madhe.

Duke folur për procesin e integrimit europian, ai e përshkroi Bashkimin Europian si “një spital me 28 doktorë, por njëri u çmend” – një referencë e drejtpërdrejtë ndaj daljes së Britanisë nga BE.

“Procesi është teknik nga njëra anë dhe politik nga tjetra. Por s’mund të ketë mbështetje politike pa përmbushur pjesën teknike. Europa ka qenë si një spital me 28 doktorë, por njëri prej tyre u çmend. Disa prej tyre nuk na mbështesin, tani na thonë se jemi pararojë. U kam thënë të mos e përsërisin shpesh, se kjo ngjall xhelozi në rajon,” – tha Rama.

Në vazhdim, kryeministri komentoi edhe retorikën politike në Britani kundër shqiptarëve gjatë periudhës së Brexit-it, duke përmendur ish-ministren britanike të Brendshme, Suella Braverman.

“Problemi për britanikët nuk ishin shqiptarët, por ata u përdorën si kokë turku për t’ia faturuar largimin nga BE. Më kujtohet Braverman me deklaratat për emigrantët e paligjshëm. Po ku është ajo tani? Nëse mallkon shqiptarët… zhdukesh,” – shtoi Rama me ironi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.