Edi Rama propozon Visho Ajazin Ambasador në NATO
Kryeministri i vendit Edi Rama ka propozuar emërimin e ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Ajazi Lika në postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.
Ky propozim vjen dy javë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i institucionit më të rëndësishëm të spiunazhit.
Visho Ajazi dha dorëheqjen dy javë më parë. Rama paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi tek Meta dhe emërimin në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



