E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama u drejtohet ministrave: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave dhe legalizimeve!
Publik News

Edi Rama u drejtohet ministrave: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave dhe legalizimeve!

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Edi Rama u kërkoi ministrave që të zgjidhin hallet e qytetarëve dhe të mos marrin në kurriz mallkimet, që faturohen nga ata që i cilësoi si “minj” të hipotekave dhe legalizimeve.Nuk ka bekim më të madh kur je në pushtet se sa buzëqeshja e një njeriu që i zgjidhur një hall. Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, të legalizimeve, lejeve, licencave, autorizimeve, dhe pasi të zgjidhet një hall i sajuar prej tyre shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar. Deri në mbylljen e ciklit të shërbimeve përmes digjitalizimit dhe deri kur ta kemi futur plotësisht të gjithë sistemin e shërbimit të dokumenteve në smartfonin e qytetarëve, shkopi është domosdoshmëri. Ky ligj për bashkëqeverisje parashikon masa administrative sanksione financiare për zyrtarët që nuk u kthejnë në kohë përgjigje qytetarëve. Unë i pari, e ju bashkë me mua që të mos bëhemi qepaze, për mos zbatimet kronike të ligjit, duhet të jeni të gjithë shëmbëlltyra e vullnetit ligjzbatues”,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.