E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edmond Budina: Jemi këtu për të mos u bindur. Erion Veliaj të largohet. Protesta deri në rrëzimin e qeverisë
Publik News

Edmond Budina: Jemi këtu për të mos u bindur. Erion Veliaj të largohet. Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Regjisori i njohur Edmond Budina kërkoi largimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

edmond budina2

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar, ai kërkoi sërish Presidentit të shpërndajë Parlamentin.

Budina tha se protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e qeverisë.

Robert Budina: Shqipëria nuk e ul kokën nuk e duron dot çfarë do lloj diktature. Ne jemi këtu për të siguruar që në Shqipëri nuk vendoset më kurrë diktaturë. E kuptoni se si punojnë me simbolikat për të na ulur kokën. Ne kemi 2 vjet e 7 muaj për të mbrojtur Teatrin dhe Kulturën tonë.

Ata deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar, ata po bëjnë varrin e tyre politike. Varri i tyre politik do të jetë këtu. Një nga personalitetet më të mëdha të arkitekturës italiane ështç shprehur që shembja e Teatrit Kombëtar është një gjest i poshtër, arrogant i bërë nga njerëz të paskrupullt, nga një grup mafioz. Ata nuk mund ta shembin kulturën.

Unë dua të thekson diçka; këtu me ne janë të gjithë qytetarët që e duan Shqipërinë dhe kulturën e tyre. Ata duan të na përçajnë. Çdo politikan  qofshin edhe socialistë që duan vendin e tyre janë të mirëpritur.

Ne duhet të bëjmë mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë, kudo që jemi. Është histori shpirtrash njerëzor. I keni parë ato pishat në oborrin e teatrit kombëtar. Nuk i kanë shembur, por do t’i presin. Ato duhet të shpallen monument kulture. Atje janë shpirtrat e aktorëve të mëdhenj shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen në këto kauza njerëzore. Ne duam shpirt, jo kriminelë, jo banditë. Ne e duam njëri-tjetrin. Duhet të jemi gjithmonë të bashkuar.

Presidenti duhet të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit. Ne jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund me rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Kërkojmë largimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë. Krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ata duhet të ikin. Me ndihmën e Evropës dhe qytetarëve të Shqipërisë do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.