Eduard Shalsi pyet kreun e KLSH për akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje të 3 viteve më parë?
Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Financave, Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.

Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.
“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme.
Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje”, deklaroi Shalsi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



