E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eduart Selami takim kokë më kokë me Bashën në selinë blu
Politikë

Eduart Selami takim kokë më kokë me Bashën në selinë blu

I larguar prej kohësh nga jeta aktive në PD, Eduard Selami është rikthyer në kryeqytet, ndërsa paraditen e sotme është parë duke hyrë në selinë blu.

Burimet bëjnë me dije se Selami ka zhvilluar një takim për disa minuta kokë më kokë, me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në zyrën e Bashes në seli ë blu, ndërkohe nuk ka detaje se cila ka qenë tema e diskutimit.

Rreth orës 18:00, në selinë blu, pritet të mblidhen kryetarët e rretheve për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitarë.

Eduard Selami u largua nga jeta aktive politike pas kandidimit për postin e kreut të PD përballë Bashës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.