Eksperti mjeko-ligjor ende nuk e ka vizituar 28-vjeçaren që u dhunua nga i dashuri. Kishin caktuar edhe datën e dasmës
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me pengmarrjen dhe dhunimin e 28-vjeçares në Tiranë.
E reja shqiptare por e lindur dhe rritur në Gjermani është dhunuar sistematikisht për një javë nga i dashuri 31-vjeçar, Gleard Gusholli.

Avokati mbrojtës i 28-vjeçares ka treguar se e reja në fillim të prillit kishte ardhur në Tiranë pasi kishte caktuar datën e dasmës me Gushollin dhe do të jetonin bashkë. Por në javën e dytë ai ka filluar ta dhunojë dhe torturojë.
Javën e dytë është marrë peng sepse i është hequr telefoni, por është dhunuar në mynyrë barbare sistemitikisht duke i marrë çelësin e shtëpisë. Asnjë mundësi nuk kishte për të njoftuar policinë. Vajza vazhdimisht ka kërkuar të largohet nga shtëpia por ka qenë e pamundur se është torturuar. Veprimet që ka bërë duke kaluar 4 gishtat në fytin e vajzës kanë qenë torturuese. Sipas vajzës, është detyruar në mënyrë herë pas here për të pirë kokainë. Vajza ka punuar në Gjermani si infermiere, është me arsim të lartë, me pasaportë gjermane. Është njohur me partnerin në Gjermani në spitalin që ka shkuar sepse është detyruar të përkthejë. Ka pasur probleme të shumta, edhe në Gjermani ka shkuar në situata të shumta dhune por nuk është denoncuar nga vajza pasi e donte dhe kishte dhe frikë. Aktualisht nuk ka punuar. Ka pasur raport edhe me familjarët e të kallëzuarit. Kanë prerë dhe ditën e dasmës. Jo më kot ka bërë që vajza të vinte këtu.
Ndërkohë në lidhje me shkakun ai tha se 31-vjeçari dyshonte se e dashura e kishte denoncuar në policinë gjermane dhe për këtë arsye ai nuk shkonte dot në Gjermani. Avokati më tej ka treguar edhe se si 28-vjeçarja ka mundur të largohet nga i dashuri torturues.
Shkaku i dhunës i ka theksuar që ti më ke bërë kallëzim penal në Gjermani. Ndërkohë që vajza nuk ka bërë asnjë kallëzim. Në momentin që djali ka telefonuar kushërirën e tij, aty automatikisht vajza ka përfituar dhe i ka thënë kushërirës së të kallëzuarit që më duhet menjëherë ndihma juaj. Kushërira e ka shpëtuar, kunatin dhe një kushëri i këtij personi. Vajzën, sipas raportimeve, është dërguar nga motra e personit dhe një kushërirë e këtij shtetasi ku është dërguar në spital në gjendje të rënduar. Aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ne mendojmë që kemi të bëjmë me vrasje të mbetur në tentativë, rrëmbim dhe një sërë veprash të tjera penale.
Ndërkohë sipas tij edhe pse kanë kaluar 24 orë 28-vjeçarja nuk është kontrolluar ende nga mjeku-ligjor për dhunën e ushtruar.
Eksperti mjeko-ligjor nuk ka ardhur, kanë kaluar më shumë se 24 orë, dhe kërkojmë mbështetje me psikolog nga ana e shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



