E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i dënuar për vjedhje me dhunë dhe… (EMRI)
Lajme

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i dënuar për vjedhje me dhunë dhe… (EMRI)

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë mëngjesin e  sotëm.

Sipas policisë, 41-vjeçari  Alket Preka, ishte dënuar në vitin 2010 me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Njoftimi i plotë i policisë:

Interpol Tirana

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.