E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet nga Milano i shumëkërkuari nga drejtësia
Flash

Ekstradohet nga Milano i shumëkërkuari nga drejtësia

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, vijon bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve të huaj. Shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të fituara nga trafikimi i drogës nga një grup kriminal në Durrës, u ekstradua nga Milano drejt Shqipërisë.

Ky rezultat u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë midis specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Interpol Romë, duke finalizuar procedurat e ekstradimit të shtetasit E. L..

E. L. ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në prill 2025 i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer brenda një grupi të strukturuar kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.