E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi mafioz i dy miqve në Vlorë dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë
Publik News

Ekzekutimi mafioz i dy miqve në Vlorë dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë

Pak orë pas atentatit mafioz në autostradën Fier-Vlorë, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi shtetasit Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje 8 persona, raporton korespondenti i Panorama.

Burimet i thanë gazetës se dyshimet jane nga Policia e Vlorës se atentati është kryer nga vrasës me pagesë.

Autorët që dyshohet të kenë qenë tre persona, i vunë zjarrin mjetit që përdorën pak metra larg vendit të krimit, për të zhdukur gjurmët.

Në mjetin që po shkrumbohej, policia gjeti tre armë zjarri automatike dhe tha se makina kishte targa italiane.

Pistat ku po hetohet nga policia është ajo e vrasjes së biznesmenit Arben Beqiraj në vitin 2019, si dhe trafiku i lendeve narkotike.

Hakim Xhezo, viktima i këtij atentati të 18 gushtit 2022, është vëllai i Eduart Xhezo i arrestuar për vrasjene ndodhur më 4 gusht 2019 në plazhin e vjetër. Vëllezërit kishin miqësi me Shpati Lenen. Ky i fundit ka qenë gjithashtu i përfshirë në vrasjen e ndodhur dy vite më parë, pas një sherri për kalin mes viktimës dhe Eduard Xhezos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.