E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, kapet autori i vrasjes (Emri)
Flash

Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, kapet autori i vrasjes (Emri)

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur të dielën pasdite në Kolumbi. Viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane.

Sipas autoriteteve lokale, Tushi u qëllua për vdekje nga një person i armatosur, i cili më pas tentoi të largohej nga vendngjarja me një motor. Autori i dyshuar, një vrasës me pagesë, është arrestuar në flagrancë, ndërsa në momentin e kapjes iu gjet edhe arma e krimit.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila ndodhej me Tushin në momentin e atentatit. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja lidhet me aktivitetin e rrjeteve shqiptare të trafikut të drogës në Amerikën Latine. Autoritetet kolumbiane dhe mediat vendase raportojnë se grupet kriminale shqiptare përdorin Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.