Pas Maduros dhe Maduros, Trump i vë ‘syrin’ Kolumbisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për gazetarët nga bordi i avionit presidencial Air Force One, gjatë udhëtimit nga Mar-a-Lago drejt Uashingtonit. Ai bëri me dije se ushtarët amerikanë të plagosur gjatë operacionit për kapjen e Nicolas Maduro-s janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Trump la të kuptohet se në këtë fazë fokusi i tij kryesor nuk janë zgjedhjet, por ajo që ai e cilësoi si “rregullimi” i situatës në Venezuelë. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për qasje të plotë në rezervat e naftës së këtij vendi, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik.
Ai nuk përjashtoi gjithashtu mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake edhe në vende të tjera të Amerikës së Jugut, duke lënë të hapur skenarë të rinj tensioni në rajon.
Në një deklaratë të ashpër, Trump sulmoi edhe Kolumbinë, duke e përshkruar atë si një vend “të sëmurë”, të udhëhequr nga një lider që, sipas tij, është i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara. Komenti i tij ishte një referencë direkte ndaj presidentit kolumbian, Gustavo Petro.
I pyetur nëse SHBA-të do të ndërmarrin hapa konkretë kundër këtyre vendeve, Trump u përgjigj shkurt: “Më duket mirë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



