“El Chiringuito”: Mbappe te Real Madrid çështje e mbyllur, prezantohet më 23 korrik
Kylian Mbappe do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madrid më 23 korrik. Ky është lajmi i njoftuar nga “El Chiringuito”, ku janë të bindur se 24-vjeçari francez do të luajë me Real Madridin në sezonin e ardhshëm, çka do t’i bënte “Los Blancos” një ekip të frikshëm.
Fakt është që Mbappe nuk dëshiron të rinovojë kontratën me PSG-në dhe klubi e ka nxjerrë në shitje. Në tavolinë është prezantuar menjëherë Florentino Perez, që po punon për të arritur një marrëveshje me klubin francez, me negociatat, që janë më të vështira se asnjëherë.
Oferta aktuale zyrtare e Real Madridit është 120 milionë euro, por francezët e konsiderojnë shumë të ulët dhe nuk e lëshojnë Mbappe pa 200 milionë euro, çka duket një shifër shumë e lartë kur merr parasysh se kontrata e francezit përfundon në verën e ardhshme.
Ndërkohë, nga Franca raportojnë se Real Madridi është prezantuar me një ofertë të re, që i afrohet shifrës së pretenduar nga PSG-ja. Nga ana tjetër, Mbappe është gati për kalimin e madh te Real Madrid dhe ka arritur marrëveshjen prej kohësh, pasi në këtë rast, nuk është çështje parash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



