E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan: Bandat kryejnë detyrën, policia ruan krimin
Lajme

Elbasan: Bandat kryejnë detyrën, policia ruan krimin

Arben Llangozi | Opinion | Publik.al

Ditën e sotme, qyteti i Elbasanit është përfshirë nga një akt i rëndë dhune, ku persona të njohur si pjesë e bandave lokale kanë sulmuar me forcë banesa qytetarësh, duke thyer, shkatërruar dhe ushtruar terror psikologjik ndaj familjeve brenda tyre.

Ngjarja ka ndodhur hapur, në orare normale, pa asnjë përpjekje për t’u fshehur, duke krijuar panik dhe pasiguri në gjithë zonën.

Sipas dëshmive të banorëve, policia është njoftuar menjëherë, por nuk ka ndërhyrë për të ndalur dhunën apo për të marrë masa parandaluese. Më alarmuese është fakti se qytetarëve nuk u është pranuar as kallëzimi penal, duke i lënë ata të pambrojtur përballë akteve kriminale.

Pamjet video tregojnë qartë shkallën e dhunës dhe arrogancën me të cilën bandat veprojnë, ndërsa mungesa e reagimit nga institucionet e rendit ngre dyshime serioze për bashkëpunim ose tolerim të krimit të organizuar.

Në Elbasan, dhuna duket se ka marrë status normaliteti, ndërsa shteti, që duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve, mungon në momentet më kritike. Qytetarët kërkojnë drejtësi, mbrojtje dhe përgjegjësi, përpara se frika dhe dhuna të bëhen ligj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.