E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/ Humbi jetën pas abortit në spital, ishte nënë e dy fëmijëve
Lajme

Elbasan/ Humbi jetën pas abortit në spital, ishte nënë e dy fëmijëve

Etleva Çullhaj është 34-vjeçarja që humbi jetën pak pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. E reja bëhet me dije se është banuese në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, dhe ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë.

Sipas reagimit të spitalit, pacientja ka mbërritur me shtatzëni të dëmtuar, pra fëmija dyshohet se ka qenë i pajetë, ndaj është bërë procedura e abortit. Pas kryerjes së abortit, sipas spitalit, pacientes i është kërkuar të qëndrojë nën mbikqyrjen e mjekëve, por ajo ka kërkuar të largohet për në shtëpi.

Disa orë më pas 34-vjeçarja mësohet se ka pasur përkeqësim të shëndetit, duke ndërruar jetë. Pas ngjarjes së rëndë, dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast. Po astu pritet dhe ekspertiza mjeko-ligjore nëse kemi të bëjmë për humbje jete nga pakujdesia e mjekëve apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.