ELBASAN/ I moshuari u gjet i vdekur në ambjentet e një dyqani
Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhuna dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të sakta të ndarjes nga jeta të 69-vjeçarit.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 15.02.2022, rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



