E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan, konflikti i  dy  vëllezërve dhe krisma  arme në ajër
Lajme

Elbasan, konflikti i dy vëllezërve dhe krisma arme në ajër

Në Elbasan, një konflikt i rëndë ndodhi mes dy vëllezërve dhe dy persona të tjerë, ku edhe u përdorën armë zjarri. Sipas policisë, dy nga shtetasit e përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit.

Një 40-vjeçar u arrestua për përkrahje të shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjatë konfliktit, shtetasit e përfshirë qëlluan në ajër me armë zjarri për motive të dobëta. Policisë i është dashur të identifikojë dhe shpallë në kërkim shtetasit A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, për të cilët dyshohet se kanë qëlluar gjatë këtij konflikti.

Në vijim të hetimeve, dy shtetas të tjerë, H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, janë shpallur gjithashtu në kërkim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit po vazhdojnë punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale të secilit prej tyre.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar shtetasin M. P., 40 vjeç, për përkrahje të autorit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.