Elia Zaharia flet për herë të parë pas sherrit me Princ Lekën.
Në një prononcim për Vizion Plus, Elia tha se çështja me ish bashkëshortin e saj është shumë e vështirë pasi janë në proces divorci.
Ajo tha se është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur Princ Lekën duke u përpjekur të dhunojë babain e saj dhe kjo ishte një situatë shumë e vështirë për të.
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.
Drama dashurie, intriga dhe dhunë në Pallatin Mbretëror. Ky është Gjergj Zaharia, i cili është denoncuar nga dhëndri i tij, Princ Leka, se e ka rrahur me shkelma dhe me një statujë druri, pasi Princi u nda nga vajza e tij Elia Zaharia, pasi në mes u fut Blerta Celibashi, një fotografe e Lulzim Bashës dhe më pas fotografe e Proncit.
Por, vetë Gjergj Zaharia i ka dhënë fund martesës me aktoren njohur Yllka Mujo që që në vitet 90’. Ata janë ndarë në një kohë kur divorcet ishin shumë të rrallë.
Por, edhe pse të ndarë ish çifti ka ruajtur përherë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre, Amos dhe Elia Zaharia.
I pari që sulmoi Princin ishte babai i Elias, Gjergji. Pasi e fyeu verbalisht, 71 vjeçari, nisi ta godiste me shkelma tek kembët, dhe e tërhiqte zvarrrë nga xhupi.
“Jam ngjitur sipër dhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeçe, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, ka rrëfyer Princi në polici.
Në dëshminë e tij, Princi tregon se Gjergj Zaharia ishte shumë i ashpër. Veçse sulm trup me trup, ai mori në dorë për ta goditur edhe një statujë druri
I gjendur mes Elias agresive dhe Gjergjit të dhunshëm, Princi Leka iu drejtua me shpejtësi komisariatit 1 në Tiranë, ku dhe bëri denoncimin e kërkoi e mori urdhër mbrojtje nga ish gruas dhe babai të saj. Kur siguroi anën ligjore dhe mbrojtjen e policisë, Leka nga komisariati u paraqit në QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore, shoqëruar edhe me kartën përkatëse.
Nga ana tjetër, Gjergj Zaharia dhe e bija, pretendojnë se janë vetëmbrojtur.
Por, në dëshminë e tij, Princ Leka thotë se Elia Zaharia ka vazhduar sulmin ndërsa ai ka qenë duke u larguar, madje e ka ndjekur deri në Bulevard.
“Më pas ka ardhur dhe bashkëshortja Elia Zogu, e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate, por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Me pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar, i ndjekur nga ish bashkëshortja ime e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke me ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”, ka dëshmuar Princ Leka.
Sherri në Pallatin Mbretëror kaardhur pasi Princ Leka u dashurua me fotografen Blerta Celibashi.
Avokati Aranit Roshi ka zbuluar për “Jetë Shqiptare” në RTSH detaje nga përplasja dhe kallëzimi penal që Leka ka bërë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe babait të saj.
Ky i fundit zbuloi gjithashtu se Leka do i kërkojë ish-bashkëshortes që të largohet nga “Pallati Mbretëror” dhe se do i sigurojë asaj qiranë në një tjetër banesë.
Zëdhënësi i Lekës: Kam qenë dëshmitar i komunikimit histerik të Elias
Foto ilustruese
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Telit ka komentuar sherrin mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Gjatë një interviste në Vizion Plus, ai është shprehur se ka qenë dëshmitar i komunikimit histerik të Elias.
Teliti tregon se ajo shpesh i drejtohej princit me një fjalor vulgar dhe fyes.
Kjo sipas tij ka ndodhur për vite me radhë. Ndër të tjera, ai ka deklaruar se tensionet kanë qenë të pranishme në familjen e Princit.
Biseda në studio
Brikena Prifti: Është regjistruar si provë nga Princi?
Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.
Brikena Prifti: Ka patur situata të tjera më herët?
Erion Teli: Tensioni nga familja Zaharia ka qenë në mënyrë të vazhdueshme.
Brikena Prifti: Ka një ekspertizë mjeko-ligjore e cila thotë se Elia është dhunuar?
Erion Teli: Kjo është një tjetër gjë, mu duk një aktrim i dobët i zonjës Zaharia. Ishte dëshpëruese nga ana ime. Dhuna është përdorur nga zoti Zahari. Në momentin që Elia sulmon princin, Gjergj Zaharia e godet me shandan, por fatmirësisht princi ka ditur të vetëmbrohet. KA shenja të dhunës në trup, të shkaktuara nga zoti Zaharia.
Për avokate Zhuljeta Veizaj duke parë videon, duke si një skenë e stisur nga vetë princ leka, pas së cilës fshihet qëllimi i tij për të përfituar kujdestarinë e vajzës.
Por Teli ka thënë se Princi është një njeri i kulturuar.
Sipas tij kjo skenë ka qenë e stisur nga familjarët e Elia Zaharias.
Brikena Prifti: Si e shikoni këtë situatë Zhuljetë?
Zhuljeta Veizaj: Nga ajo që unë kam parë, mendoj se situata është e stisur. Në gjykimin tim, unë nuk mar përsipër të gjykoj, pro në gjykimin tim është e stisur nga ana e princit, për faktin pasi ai vetë po filmonte momentin kur Elia po sulmonte., Nëse do të ishte e stisur nga Elia ajo nuk do reagonte ashtu. Në kushte të tjera, sigurisht që të dy palët kanë nevojë për urdhër mbrojtjeje. Sa e gjykoj unë ngjarjen mendon që në këtë situatë të këtij çifti mendoj se është pjesë kujdestaria e fëmijës. Nga veprimet që u paraqitën në atë video, ndoshta princi do të nxjerrë Elian të papërgjegjshme. Baballarët shpesh nxjerrin gratë me probleme të shëndetit mendor për t’i marrë fëmijën, pasi kur fëmija është i vogël i luhet nënës. I jepet babait vetëm në raste të veçanta.
Brikena Prifti: Erion ka hipoteza të shumta, ndoshta princi kërkon t’i heqë kujdestarinë Elias, qëndron kjo gjë?
Erion Teli: Familja mbretërore është pre e sulmeve të vazhdueshme. Zonaj Zaharia po jeton në pallatin mbretëror, që i është trashëguar Princ lekës. Princ Leka ka vendosur që të jetojë në një vend tjetër deri sa të gjejë një akomodim të përhershëm të zonjës Zaharia. Ai është munduar që të shmangë problemet për hir të vajzës. Princi është një njeriu shumë i kulturuar, shumë i shkolluar, nuk është njeri ordiner. Ajo që është e pavend është që zoti Zaharia të rrijë në atë shtëpi. Të themi që Princi ka stisur sulmin ndaj zonjës Zaharia më kujton sulmet në kohën e diktaturës. Princi është treguar xhentelmen, nuk ka ngritur dorë.
Brikena Prifti: Sa po zbatohen pikat e marrëveshjes?
Erion Teli: Ajo që është e sigurtë është se zonja Zaharia ka qenë e dashuar mbas titullit e jo mbas Princit. Mos harrojmë që zonja Zaharia ka takuar personalitete, dhe ka menduar të stisë një gjë të tillë, pasi nuk do ketë më mundësi t’i takojë. Dua t’i kujtoj zonjës avokate pasi më thonë shumë njerëz se si ka mundësi të aludohet se Princi ka ngritur dorë mbi gjyshin e vajzës, ai është një njeri shumë i kulturuar.
Brikena Prifti: Ashtu thonë dhe për Elian?
Erion Teli: Mos vendos emërues të përbashkët mes familjes mbretërore dhe Zaharia.
Zhuljeta Veizaj: I nderuar zotëri unë nuk i njoh, dhashë një opinion nga ajo që kam parë në media. Por unë gjykoj që taktika e burrave shqiptar për të përfituar kujdestarinë, bëjnë veprime të trilla, kjo nuk ndodh vetëm tek familjet e varfra por dhe te të pasurat.
Erion Teli: Në video duket qartë që zonja Zaharia ka ushtruar dhunë.
Zhuljeta Veizaj: Nuk e di këtë pjesë, gjykova nga fakti që është regjistruar nga vetë princi.
Erion Teli: Para se të vija në emision e kam parë videon dhjetra herë për ta analizuar, ju si avokate para se të jepni përshtypje, shihni videon.