E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elisa Spiropali ironizon koalicionin e opozitës: Listë e klientelizmit me parimin kap ça të kapësh, riciklim bajat i emrave të vjetëruar e të ndryshkur
Publik News

Elisa Spiropali ironizon koalicionin e opozitës: Listë e klientelizmit me parimin kap ça të kapësh, riciklim bajat i emrave të vjetëruar e të ndryshkur

Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka ironiauzar koalicioninparazgjedhor të Partisë Demokratike me aleatët, duke e quajtur një liste të klanizimit dhe klientelizmit që ngre në piedestak parimin “kap ça të kapësh”.

Sipas saj, Shqipëria she shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja dhe nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur e të deformuar.

Ministrja thotë se Partia Socialiste do ta mbyllë shpejt hendekun mes Shqipërisë që gjetën dhe Shqipërisë që duan.

“Dallimi është kolosal.

Lista e Monës, Lulit, Saliut, Nardit, Ilirit, Fatmirit, Shpëtimit dhe ca të tjerëve, është listë e ndarjes dhe largimit të vazhdueshëm të politikës nga shoqëria, populli, elektorati. Lista e tyre është listë e qasjes mesjetare ndaj politikës. Listë e klanizmit, mercenarizmit, klientelizmit. Ngritje në piedestal e parimit kap ça të kapësh.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja, nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur, të deformuar.

Deputeti ynë, Deputeti që duam, ndër tjera, është hapje e mëtejshme e Partisë Socialiste ndaj shoqërisë në vazhdën e vetkorrektimit tonë përmirësues të natyrshëm për të mirën e përgjithshme.

Do ta mbyllim shpejt hendekun e pamerituar mes Shqipërisë që gjetëm dhe Shqipërisë që duam”, shkruan Spiropali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.