E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvis Kosova mohon çdo lidhje me atentatin e Rinasit: Zot na ruaj!
Lajme

Elvis Kosova mohon çdo lidhje me atentatin e Rinasit: Zot na ruaj!

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm, dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me të.

Në një koment në rrjetet sociale, Kosova shpjegon se automjeti është pronë e kompanisë së tij, duke theksuar se nuk e ka pasur kurrë në pronësi personale. Biznesmeni, i njohur në fushën e shitblerjes së automjeteve, shkruan:

“As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj.”

Deklarata e tij vjen pas spekulimeve që lidhin automjetin me ngjarjen tragjike, duke qartësuar se Kosova nuk ka asnjë përfshirje në atentat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.