E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvis Naçi i përgjigjet gazetarit që e akuzoi rëndë dhe kërkoi hetimin e tij: Do i lutem Zotit për ty
Publik News

Elvis Naçi i përgjigjet gazetarit që e akuzoi rëndë dhe kërkoi hetimin e tij: Do i lutem Zotit për ty

Imami Elvis Naçi ka reaguar pas një shkrimi të gazetarit Denis Dyrnjaja që e akuzonte atë për abuzim me të ardhurat e mbledhura nga fondacioni i tij bamirës.

Dyrnjaja i bënte thirrje prokurorisë të hetonte imamin, veçanërisht lidhur me blerjen e një spitali privat.

Por ja si i përgjigjet Naçi-gazetarit:

Jam më i vendosur se kurrë se çdo vllai Shqiptare që më ofendon, përgojon dhe shpif ndaj meje do t’i përgjigjem me lutje Zotit për të dhe vepra të mira për Shqiptarinë. Zot të qofshim falë. Amin.

Por Faqja e ‘Brrylit’ ka reaguar shumë ashpër ndaj shkrimit të gazetarit Dyrnjaja:

Paska bo Denis Drrynjaja nje shkrim per Elvis Naçin. Bravo me pelqeu, si dihet edhe mund te jete ashtu si thot Dyrrnjaja, gjithsesi kur thot populli ku ka ze nuk eshte pa gje. Po mire more Dpenis, kur te vjen kaq keq per leket e bamiresise qe japin Shqiptaret zemerbardhe, pse nuk te vjen pak keq per leket qe shefat e tu na vjedhin perdite neve? Pse nuk na bo nje shkrim per Benin tat, (per Blushin e kom fjalen) po mire more Dpenis, si nuk fole njehere per vedhjet qe i bohen perdite Shqiptarve nga UKT, nga PPP e shefit tuaj, nga e gjithe Shqiperia qe eshte dhene me qera oligarkeve, po mire mer Dpenis kaq ne terezi e paskemi ne sa do meremi me hoxhen? Edhe ne kemi dyshimet tona, por ato ngelen dyshime, te pakten mendojme qe me shume jep se sa vjedh, e tregojne faktet. Qe kshu o Dpenis mendoj qe here tjeter kur te mprefesh ate lapsin per shkrime, shif i her nga mbrapa ça ke rreth e rrotull. Te puthim shume Denis Dyrnjaja.

xdgdgsdgsg.jpg

https://publiktv.live/thirrja-e-gazetarit-imami-babaxhan-elvis-naci-qe-po-ben-hatane-prokurorija-ta-hetoje/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.