E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emërohet drejtuesja e IdentiTek pas shkarkimit të Freskida Halilaj
Lajme

Emërohet drejtuesja e IdentiTek pas shkarkimit të Freskida Halilaj

Ish-zëvendësministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Silda Çepe Anagnosti, është emëruar në krye të IdentiTek, duke nisur nga dita e sotme. Vendimi është marrë nga Ministrja e Brendshme, e cila ka liruar nga detyra Freskida Halilaj, që drejtonte institucionin që prej nëntorit 2024.

Para Halilajt, drejtimin e IdentiTek e ka pasur Loina Prifti, e cila u shkarkua më herët nga Ministria e Brendshme.

Silda Çepe Anagnosti vjen në këtë detyrë me një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe në strukturat qeveritare. Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë edhe postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.