E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Freskida e ‘Identitek’ kualifikon  One debitor në OSHEE
Sot

Freskida e ‘Identitek’ kualifikon One debitor në OSHEE

Vendimi i gjykatës tregon e bardhë mbi të zezë : Kompania One Albania është debitore me OSHEE

Kompania e pasaportave, “IdentiTek”, duket se është kthyer në një çerdhe, qokash, shkeljesh dhe përfitimesh personale.

Fillimisht u emërua administratore Loina Prifti, e cila gjëja e parë që bëri ishte t’i caktonte vetes pagë prej 15 mijë euro. Pasi Ervin Hoxha erdhi në detyrën e Ministrit të Brendshëm, në tetor të vitit 2024 ajo u shkarkua dhe në atë post u emërua 32-vjeçarja, Freskida Halilaj. Por ende pa bërë vitin në krye të detyrës, Freskida duket se e ka nisur me hov të madh.

Shkak është bërë një tender, i cili është shumë i dyshimtë.

Kompania “Identitek sh.a.” ka shpallur një tender publik me referencë REF-54514-07-11-2025, për “Shërbim Interneti – Linja Primare”, me vlerë të përllogaritur 21.773.156 lekë (pa TVSH).

Nëse ky tender do të përfundojë me fitues kompaninë ONE Albania, atëherë do të kemi një tjetër rast ku një subjekt me detyrime ndaj OSHEE dhe me proces gjyqësor aktiv për borxhe energjie vazhdon të marrë kontrata nga institucione publike.

Pse mbrohet One Albania, kompania që s’paguan energjinë por fiton tendera publikë?

Në korrik 2025, kompania Identitek sh.a., një ndër institucionet që operon me kontrata të shumta IT dhe shërbimesh publike, ka shpallur tenderin me referencë REF-54514-07-11-2025 me objekt “Shërbim Interneti  Linja Primare” dhe vlerë 21.773.156 lekë.

Ky tender është hapur më 14.07.2025, me afat dorëzimi 29.09.2025, dhe përfshin marrëveshje kuadër me një operator ekonomik të vetëm formulim që praktikisht e lejon institucionin të nënshkruajë me ofertuesin e zgjedhur për një periudhë afatgjatë.

Burime pranë tregut të telekomunikacioneve i thanë Publik.al se favoriti kryesor për këtë tender është “One Albania sh.a.”, kompani që ndodhet në proces gjyqësor me OSHEE Group për detyrime të pashlyera energjie, me vlerë që i kalon 69 milionë lekët.

Kjo përbën një konflikt të hapur me ligjin për prokurimet publike (VKM nr. 285, datë 19.05.2021), i cili ndalon pjesëmarrjen në tendera të çdo operatori ekonomik që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit ose institucioneve publike.

Gjurmët e mbështetjes politike

Në rrjetet e reklamave dhe partneriteteve mediatike, One Albania ka bashkëpunime të hershme me Bashkinë e Tiranës, të mbështetura nga Erion Veliaj, për fushata promovuese dhe sponsorizime komunikuese.

Burime brenda sektorit të telekomit përmendin gjithashtu se vëllai i një figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste, ka interesa të tërthorta në sektorin e telekomunikacionit, përmes kompanive që furnizojnë logjistikë dhe nënkontrata shërbimesh të lidhura me One Albania.

Edhe pse këto lidhje nuk janë të deklaruara zyrtarisht, fakti që kompania gëzon mbështetje të hapur institucionale, ndonëse me procese gjyqësore aktive dhe borxhe publike, ngre dyshime të forta për ndërhyrje politike dhe abuzim me autoritetin publik.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga institucionet:

  1. Pse “Identitek sh.a.” ka lejuar pjesëmarrjen e One Albania në tenderin REF-54514-07-11-2025, ndërkohë që kompania është debitor zyrtar ndaj OSHEE?
  2. A ka ndërhyrë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë apo OSHEE për ta penguar këtë procedurë?
  3. A janë të verifikuara lidhjet e biznesit mes vëllait të Taulant Ballës dhe One Albania-s?
  4. Kush e mbështet sot kompaninë në këto shkelje ligjore, pas mbështetjes së hershme nga Bashkia e Tiranës dhe rrjeti i reklamave të lidhura me Veliajn?

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.