E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emigrantëve iu shfryhet gomonia duke kaluar Kanalin Anglez, shpëtohen nga mbytja 38 prej tyre
Lajme

Emigrantëve iu shfryhet gomonia duke kaluar Kanalin Anglez, shpëtohen nga mbytja 38 prej tyre

Autoritetet angleze kanë shpëtuar mëngjesin e sotëm 38 emigrantë që po kalonin Kanalin me gomone. Në mediaraportohet se emigrantët u nxorrën me shpejtësi nga gomonia që po shfryhej me një helikopter dhe disa varka shpëtimi.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 38 persona u shpëtuan pasi jeta e tyre u rrezikua gjatë përpjekjes për kalimin e Kanalit. Ndërkohë 40 emigrantë të tjerë janë kapur sapo kanë mbërritur në një plazh në Kent rreth orës 14:00.

Mësohet se emigrantët që u shpëtuan kishin qëndruar në ujë për gati një orë pasi gomonia e tyre u shfry me shpejtësi në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar rreth orës 6:17 të mëngjesit. Rreth orës 7.07 të mëngjesit, të 38 emigrantët që përfunduan në ujë u shpëtuan.

Pasi u kontrolluan, u konstatua se të gjithë janë në gjendje të mirë dhe të sigurtë. Emigrantët e shpëtuar janë dërguar në Dover për vazhdimin e procedurave.

Fotografitë e marra nga mediat angleze tregojnë burra, gra dhe fëmijë duke u ndihmuar të zbresin një shkallë nga një varkë shpëtimi në brigjet e Dungeness.

Vetëm dy javët e para të shtatorit, 4,056 njerëz kanë mbërritur me 96 varka në brigjet angleze. Ndërkohë sipas mediave angleze më shumë pritet të rrezikojnë jetën me këto udhëtime javën e ardhshme, ku kushtet e motit do të jenë më të mira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.