E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emiriana Sako lë banorët e Durrësit mes plehrave: Po sëmuremi dita-ditës!
Lajme

Emiriana Sako lë banorët e Durrësit mes plehrave: Po sëmuremi dita-ditës!

Banorët ngrenë alarmin: Po mbytemi dhe sëmuremi, kemi bërë të gjitha denoncimet në Bashki, askush nuk ka ardhur të shohë situatën

Një qytetar nga Durrësi ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me situatën e mbetjeve në zonën e Lagjes 15, në Rrugën “Aleksandër Goga”, pranë ish-Degës së Farave, e njohur edhe si zona e ish-Parkut të Autobusëve.

Në një denoncim, banori shprehet se komuniteti i zonës ka bërë vazhdimisht ankesa pranë institucioneve, ndërsa thotë se banorët kanë mbledhur edhe firmat e tyre dhe i kanë dorëzuar në Bashkinë e Durrësit.

Sipas tij, pavarësisht denoncimeve, deri më tani nuk ka pasur një reagim konkret nga institucionet dhe askush nuk ka shkuar në terren për të verifikuar situatën.

Banorët: Nuk hapim dot as dyert dhe dritaret

Shqetësimi kryesor i banorëve lidhet me vendndodhjen e grumbullimit të mbetjeve, pasi zona është e rrethuar nga banesa private dhe pallate.

Banori ngre pyetjen se përse mbetjet e qytetit duhet të grumbullohen pikërisht në një zonë kaq të populluar, ku jetojnë familje me fëmijë të vegjël dhe të moshuar.

Sipas denoncimit, era e rëndë është bërë e padurueshme dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të banorëve.

“Pse vendi ku grumbullohen mbetjet e Durrësit duhet të jetë pikërisht këtu? Në një zonë kaq të banuar, me shtëpi private dhe pallate, ku jetojnë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, ne nuk mundemi as të hapim dyert dhe dritaret për shkak të erës së tmerrshme”, shprehet qytetari.

“Natën sjellin edhe mbetje të tjera”

Denoncimi përfshin edhe pretendime për lloje të ndryshme mbetjesh që, sipas banorit, transportohen në këtë zonë gjatë orëve të natës.

Ai pretendon se aty sillen edhe mbetje nga spitali i Durrësit, si dhe mbetje të tjera, ndërsa përmend edhe raste të kafshëve të ngordhura.

“Gjatë natës vijnë dhe sjellin edhe mbetje nga spitali i Durrësit, si dhe mbetje të llojeve të ndryshme, madje edhe kafshë të ngordhura”, thuhet në denoncim.

Banorët shprehen të shqetësuar për kushtet në të cilat po jetojnë dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën në terren dhe për të marrë masa.

“Po mbytemi nga era e keqe dhe po sëmuremi dita-ditës”, përfundon denoncimi i qytetarit.

Denoncimi i plotë:

Dua të bëj një denoncim. Jam një qytetar që banoj në Durrës, Lagjia 15, Rruga “Aleksandër Goga”, tek ish-Dega e Farave, ose ndryshe tek ish-Parku i Autobusëve.

Ju lutem, shikoni se çfarë po bëhet në këtë zonë!

Kemi bërë shumë denoncime dhe ankesa si banorë të zonës, madje kemi mbledhur edhe firmat e të gjithë banorëve të lagjes dhe i kemi dorëzuar në Bashki, por asnjë prej tyre nuk është marrë në konsideratë. Nuk ka ardhur askush për ta shqyrtuar situatën dhe për të parë nga afër se çfarë po ndodh.

Pse vendi ku grumbullohen mbetjet e Durrësit duhet të jetë pikërisht këtu? Në një zonë kaq të banuar, me shtëpi private dhe pallate, ku jetojnë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, ne nuk mundemi as të hapim dyert dhe dritaret për shkak të erës së tmerrshme.

Për më tepër, gjatë natës vijnë dhe sjellin edhe mbetje nga spitali i Durrësit, si dhe mbetje të llojeve të ndryshme, madje edhe kafshë të ngordhura. Po mbytemi nga era e keqe dhe po sëmuremi dita-ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.