Emra të njohur ndryshojnë ekran dhe role
Adi Krasta dhe Bora Zemani në Vizion Plus.
Salsano Rrapi modeator i ” Fiks Fare”
Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në ekranet shqiptare, me transferime të moderatorëve të njohur dhe riformatim të disa programeve.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në rrethet mediatike, Salsano Rrapo pritet të marrë drejtimin e emisionit investigativ dhe satirik “Fiks Fare”. Nëse konfirmohet, kjo do të shënonte një eksperiencë të re për aktorin dhe moderatorin, i njohur kryesisht për programet e humorit dhe spektaklit. Agron Llakaj do të drejtojë shown e humorit “Portokalli”
Një tjetër lëvizje e bujshme lidhet me Adi Krastën. Moderatori veteran përflitet se do t’i bashkohet televizionit Vizion Plus,
ku pritet të angazhohet me një program të ri. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi formatin apo fashën orare që mund t’i besohet.
Edhe Bora Zemani raportohet se mund të kalojë në Vizion Plus.
Deri tani nuk ka njoftime zyrtare nga televizionet apo personazhet e përmendura. Megjithatë, informacionet tregojnë se sezoni i ardhshëm mund të sjellë një riorganizim të fortë të programeve dhe një garë të re mes ekraneve kryesore për audiencën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



