EMRAT/ Aksidenti me 9 të plagosur, humb jetën në spital 18-vjeçarja
14:12/ Ka ndërruar jetë 18 vjeçarja, Shqiponja Xhafa, e cila u aksidentua në përplasjen mes një autobusi dhe një makinë, në të cilën ajo ishte pasagjere..
Vajza u transportua me urgjencë me helikopter drejt Tiranës pasi ndodhej në gjendje të rendë, por për fat të keq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
10:51/ Rritet bilanci i te plagosurve, shkon në 9 numri i të lënduarve nga aksidenti i rende qe ndodhi paraditen e sotme, ku nje autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Autobusi eshte perplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhetonte nje cift te rinjsh, te fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.
Mesohet se gruaja eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende, po ashtu edhe i fejuari i saj.
Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



