E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat/ Dosja “Kurum”, kush janë personat e arrestuar dhe nën hetim
Lajme

Emrat/ Dosja “Kurum”, kush janë personat e arrestuar dhe nën hetim

Detaje të reja po dalin në dritë nga operacioni i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës për zbatimin e masave të sigurisë në dosjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, ku tashmë hetimet janë zgjeruar edhe te roli i zyrtarëve shtetërorë.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, në kuadër të këtij procedimi penal janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie, që përfshijnë drejtues dhe përfaqësues të kompanive private, por edhe funksionarë të institucioneve publike, konkretisht të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe Doganave.

Prokuroria e Durrësit bën me dije se hetimet për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës kanë zbuluar shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor, të kryera nga kompanitë “Kurum International” dhe “Sokolaj”, si edhe nga struktura shtetërore si AKM, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në Portin e Durrësit.

Nga 33 masat e sigurisë të vendosura, 26 janë arrest me burg, ndërsa 7 masa janë arrest në shtëpi. Mes personave të cilëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak është edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e dyshuar për përfshirje në procedurat e lejimit dhe menaxhimit të eksportit të mbetjeve të rrezikshme.

Hetimi lidhet me eksportimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilat u rikthyen në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit, organizatë që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.

Sipas organit të akuzës, gjatë këtij procesi dyshohet se janë shkelur rregulla dhe procedura ligjore mjedisore, ndërsa po hetohet konkretisht roli i zyrtarëve të AKM dhe Doganave në dhënien e autorizimeve dhe lehtësimin e procedurave të eksportit.

Lista e plotë e personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie:

Erdal Demir, administratori i “Kurum International”, arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum, arrest me burg
Gjovana Sokolaj, arrest me burg
Doni Sokolaj, arrest me burg
Arta Dollani, arrest shtëpiak
Olizana Pemati, arrest me burg
Mujo Ilazaj, arrest me burg
Rami Bunga, arrest me burg
Harun Sarica, arrest me burg
Arif Shkalla, arrest me burg
Shaban Hyseni, arrest me burg
Mirjeta Zotaj, arrest shtëpiak
Mikail Hila, arrest me burg
Mbarime Koroçi, arrest me burg
Nazif Bajrami, arrest me burg
Andon Prifti, arrest me burg
Petrit Qosja, arrest me burg
Julian Kapedani, arrest me burg
Indrit Likaj, arrest me burg
Helidon Lila, arrest me burg
Edmond Voda, arrest me burg
Shkëlqim Jakupi, arrest me burg
Florian Çimo, arrest me burg
Gazmend Sina, arrest me burg
Ingo Hesse, arrest me burg
Dritan Seferaj, arrest me burg
Kledina Skendo, arrest shtëpiak
Evis Mellonashi, arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj, arrest me burg
Iva Musa, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota, arrest me burg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.